SKRAPAR- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë pjesë në çeljen e sezonit turistik në Skrapar, ndërsa ka zhvilluar një vizitë pune për të promovuar bukuritë natyrore dhe turizmin e kësaj zone.

Meta ka kërcyer valle me rastin e kësaj dite të organizuar nga autoritetet lokale si dhe ka bërë rafting në kanionet e Osumit.

Më herët Presidenti Meta mori pjesë dhe përshëndeti hapjen e sezonit turistik, duke përuruar Panairin e përvitshëm të Produkteve Bio të Skraparit, ku ishin ekspozuar prodhimet e zonës, i shoqëruar nga Kryebashkiaku, Nesim Spahiu dhe autoritet vendore, deputetë të zonës, etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: