EGJIPT– Një myfti është rrahur me këpucë në një emision të drejtpërdrejtë televiziv në Egjipt nga një i ftuar tjetër në po të njëjtin emision.

Sherri shpërtheu pasi myftiu po deklaronte në studion televizive se mbajtja e shamisë nga gratë është me shume tradite kulturore e zonës sesa një detyrim fetar.

Kjo deklaratë nuk u mirëprit nga një avokat egjiptian, i cili ishte gjithashtu i ftuar ne studio.

Ai hoqi këpucën dhe u sul drejt myftiut duke e goditur. U desh ndërhyrja e kameramanëve dhe regjisorit për të qetësuar situatën. Videoja brenda pak orësh u shpërnda në të gjitha rrjetet sociale dhe mediat e huaja.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb