FIER– Një ngjarje banale ka ndodhur ditën e djeshme në tregun e qytetit të Fierit, ku dy gra janë zënë me njëra-tjetrën në praninë e shumë personave të tjerë.

Në sherr janë përfshirë shitësja e një dyqani veshjesh dhe një kliente, qytetare e zakonshme, e cila akuzon shitësen se i ka vjedhur nga portofoli një shumë prej 40 mijë lekësh të vjetra.

Të paktën kështu raporton një qytetar që ka qenë i pranishëm në vendngjarje. Ai bën me dije se gratë pasi kanë diskutuar ashpër mes tyre, janë konfrontuar fizikisht, siç mund ta shikoni në videon e mëposhtme.

Gruaja, zëri i së cilës dëgjohet më së shumti, duke qenë se është edhe e revoltuar, është klientja, e cila akuzon shitësen për vjedhjen e parave. Videoja e sherrit të grave është publikuar nga “Jeta osh qejf”.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb