Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në çeljen e një ekspozite me piktura në New York. Gjatë bashkëbisedimit me Hans Obrist dhe Rirkrit Tiravanija, Rama foli për shumë çështje, por një ndër to që preku ishte dhe çështja e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Kreu i qeverisë është shprehur se është në telashe, për shkak të kritikave në adresë të presidentit të ri të SHBA-ve. Nisur nga reagimet në politikën shqiptare, Rama tha se fitorja e republikanit miliarder ishte përjetuar në Shqipëri si një humbje e zgjedhjeve për Edi Ramën.

“Jam në telashe sepse e kam sulmuar kur ishte kandidat. Të gjithë kundërshtarët e mi, në vend të gëzoheshin për të, u gëzuan sikur të kisha humbur unë. Gjë që s’është ky rasti, unë jam ende aty. Dita e zgjedhjeve në SHBA u bë si dita e zgjedhjeve ne Shqipëri dhe gjithkush dilte në media duke thënë: “Edi Rama humbi… ka sulmuar Presidentin amerikan… Parlamenti duhet të kërkojë ndjesë, sepse Presidenti i SHBA s’mund të sulmohet”. Unë thashë: “S’kam sulmuar presidentin, por kandidatin dhe jam shumë i habitur që kur unë e sulmoja ju nuk thatë një fjalë, nuk e mbrojtët, sepse mendonit se do te fitonte Hillary”, u shpreh Rama. Kryeministri i Shqipërisë pavarësisht se ka zbutuar tonet ndaj Trump në krahasim me kritikat ndaj tij gjatë fushatë,s thotë se fitorja e kandidati Republika është një fitore “e thjeshtë”.

“Kam pikëpamjen time që nuk përkon me atë që shikoj në përgjithësi, pasi numrat nuk tregojnë se bëhet fjale për një valë të madhe të diçkaje ndryshe. Nëse shikon numrat e kandidatëve republikanë të mëparshëm që humbën janë te njëjtat apo diçka më shumë. Fitorja e parë e Obamës ishte një valë e vërtetë e diçkaje të re, të ndryshme, pasi arriti në 69 milionë vota, nëse nuk gabohem, që është shumë. Gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Rama ishte shprehur se “Trump është një kërcënim për SHBA-të dhe botën”.

http://www.dailymotion.com/video/x51u336_rama-per-trump_news

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: