MADRID – Cristiano Ronaldo nuk e ka marrë mirë zgjedhjen e Zinedine Zidane për ta zëvendësuar atë, kur duheshin vetëm 20 minuta nga fundi i ndeshjes Las Palmas – Real Madrid.

Sulmuesi portugez u shfaq mjaft i mërzitur në çastin, kur po bëhej ndërrimi me Lucas Vázquez.

Në momentin, që po dilte jashtë fushës së blertë të gjitha kamerat ishin të fokusuara te ylli i Real Madridit dhe pikërisht në ato momente Ronaldo ka fyer me fjalë të rënda trajnerin francez.

Ndeshja Las Palmas-Real Madrid përfundo 2-2, ku skuadra vendase shënoi golin e barazimit 5 minuta para se të përfundonte.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb