FIER- Videoskandalin ku u përfshi kryebashkiaku i Peshkopisë, Shukri Xhelili i cili i kërkonte favore seksuale një 20-vjeçareje, është komentuar sot edhe nga Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu.

Në një reagim nga qyteti i Fierit, ku ishte për vizitë, ambasadori Donald Lu e ka cilësuar ngjarjen të rëndë dhe skandaloze ndërsa këshilloi kryebashkiakët duhet të jenë më të përgjegjshëm.

“Ngjarja e Peshkopisë ishte një krim i tmerrshëm dhe skandaloz. Kryetarët e bashkive duhet të jenë më të përgjegjshëm”,- tha ai.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: