TIRANË- Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Andi Lila u bë pjesë e një videoskandali një ditë më parë ku tallte priftërinjtë bashkë me imamin Ahmed Kalaja e futbollistin Armando Sadiku një ditë para ndeshjes me Italinë. Videoja e e publikuar nga imami Kalaja në rrjetet sociale pritet t’i kushtojë rëndë mbrojtësit të kombëtares, pasi mediat greke e kanë kryqëzuar me shkrime, por nuk mbaron me kaq.
Andi Lila
Ndërsa thonë që veprimi i fundit i Lilës ka shkaktuar mërzi të madhe edhe tek tifozët e Pas Janinës, skuadër të cilës iu bashku në vitrin 2011-të, mediat greke thonë se ai vendos t’i bëfasojë sërish, duke i kujtuar rastet kur bën simbolin e shqiponjës.

“Ngjarja mund të harrohet, por Andi Lila sa herë luan me kombëtare shqiptare, i vë vulën , duke festuar në të njëjtën mënyrë, bën simbolin e shqiponjës”,- shkruajnë mediat greke, të cilë ne marrin si shenjë të Shqipërisë së Madhe.

Ato shkruajnë ndër të tjera se Federata Greke e Futbollit, pritet që të marrë masa ndaj tij dhe sugjerojnë që dënimi të jetë shembullor. Mediat greke shkruajnë ndër të tjera se Lilës nuk duhet t’i rinovohet kontrata në verë.

Në lidhje me ngjarjen nuk ka pasur ende një deklaratë zyrtare nga klubi i futbollit Pas Janina, me të cilin luan Lila.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: