Videoskandali i kryebashkiakut të shkarkuar të Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili ka marrë dhenë edhe në mediat ndërkombëtare.

“Associated Press” e ka pasqyruar lajmin në mënyrë të shkurtër, ku shkruan se zyrtari vendor i ofroi seks një vajzë në këmbim të punës. Pas AP­-së, edhe “Daily Mail” e ka pasqyruar lajmin së bashku me disa televizione përëndimore.

AP

Shukri Xhelili u shkarkua sot me vendim qarkullues të qeverisë nga detyra e kreut të Bashkisë së Dibrës pas videoskandalit. Ai është nën hetim në gjendje të lirë, pasi në video përmend edhe raste të tjera të raporteve intime me punonjëset e Bashkisë Dibër.

Ndërkohë që në një prononcim për News24, Xhelili tha se ky është një skenar politik dhe se me familjen është më i bashkuar se kurrë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: