Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka raportuar për një defekt në një fider të nënstacionit Traktora.

Si pasojë është raportuar për probleme në zonën e Porcelanit në kryeqytet. Mungesë energjie ka edhe pranë ish-stacionit të trenit. Po ashtu edhe në fshatin Picallë pranë Selitës nuk ka energji elektrike pasi persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur bobinat e bakrit të transformatorit në kabinë.

Nga raportimet e para dyshohet se bobinat e bakrit janë vjedhur për t’u shitur për skrap.

Për shkak të terrenit, është i vështirë rikuperimi në kohe i dëmit. Ndërkohë pa drita kanë mbetur 24 abonentë të fshatit

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: