Në muzen Bode, në Berlin është vjedhur një monedhë e arit, që peshonte 100 kilogramë dhe që ka vlerën prej miliona dollarësh.

Zëdhënësi i policisë, Stefen Petersen ka thënë se hajdutët duket se kanë hyrë në muze përmes dritares në orën 3:30 të mëngjesit, e kanë vjedhur monedhën dhe kanë arritur që të largohen përpara se të arrinte policia.

Në afërsi të ndërtesës së muzeut janë gjetur disa shkallë.
Monedha e vjedhur, nëse vlerësohet në bazë të peshës, vlera e saj arrin në 4.5 milionë dollarë.

Policia gjermane beson se në këtë vjedhje janë të përfshirë më shumë se një person, duke marrë parasysh edhe peshën e monedhës së vjedhur.

Muzeu ka thënë se monedha e vjedhur mbante rekordin në Librin Guinness për pastërtinë e arit. Monedha ka në njërën anë portretin e Mbretëreshës Elizabeta II, ndërkaq në anën tjetër është një gjethe panje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: