DURRES – Në kuadër të operacionit të koduar “Banesa”, policia ka arrestuar dy persona. Burime bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Vullnet Kolaveri, 21 vjeç dhe Ervin Rizani, 20 vjeç, banues fshatin Sukth i Ri, Durrës. Arrestimi i dy shtetasve të sipërcituar është bërë për arsye se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe me persona të tjerë, kanë kryer disa vjedhje në territorin që mbulon Njësia Administrative Sukth.

Ata vidhin kryesisht banesat e emigrantëve. Më konkretisht: në datën 8 qershor 2016, është vjedhur banesa në pronësi të shtetasit R. E., banues në Sukth i Ri, emigrant në Greqi. Hajduët kanë marrë nga banesa një televizor. Nisur nga veprimet hetimore të kryera, është arritur të bëhet dokumentimi ligjor i veprës penale, ku është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një televizor i markes LG, i madhesise 52 polsh, i llojit plazma, i vjedhur në këtë banesë.

Në datë 22 maj 2016, në fshatin Perlat, rrethi Durrës është konstatuar vjedhja e banesës në pronësi të shtetasit A. M Edhe ky ka qenë emigrant ne Greqi, kur personat e lartpërmendur kanë marrë aty nënprodukte rrushi, verë e raki.

Në datë 11 maj 2016 , në Sukth i Ri është konstatuar vjedhja e banesës në pronësi të shtetasit L. D, emigrant në Itali, ku janë vjedhur dy varëse floriri.

Po vazhdon puna për dokumentimin ligjor dhe të disa ngjarjeve të tjera të kryer nga këta shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë.

Të arrestuarit janë persona me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.

Materialet e para hetimore lidhur me arrestimin e shtetasve Vullnet Kolaveri dhe Ervin Rizani, do t’i kalojnë Prokurorisë Durrës, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: