SHBA- Avioni i ri amerikan F-35 ka një kosto që edhe vetë presidenti i ri amerikan, Donald Trump e quan të ‘çmendur’. “F-35 ka një kosto jashtë kontrollit. Miliarda dollarë mund dhe duhet të ruhen për blerje ushtarake dhe të tjera pas 20 janarit”, shkruan Trump në Twitter. Trump është zotuar se do të ulë koston e prodhimit të avionëve për të mbajtur ndërkohë të paprekura vendet e punës. Për prodhimin e avionit F-35, janë shpenzuar më shumë 400 miliardë dollarë, duke vendosur rekord në sistemin e armëve të shtrenjta ushtarake në historinë e SHBA-ve. Porositësi i parë i huaj për këto avionë është Izraeli, ndërsa do të prodhohen rreth 50 të tillë. Kompania “Lockheed Martin”, ka të punësuar rreth 130 mijë persona në shtete të ndryshme të SHBA-ve dhe në disa vende të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: