Në prag të nisjes së kampionatit evropian, presidenti i FSHF Armand Duka ka dërguar një letër publike. Duka bën një përmbledhje të rezultateve të kombëtares shqiptare, ku përmenden roli i trajnerit dhe lojtarëve.

Më poshtë letra publike e Presidentit të FSHF, Armand Duka:

Si çdo tifoz i shqiptar dhe në mënyrë të veçantë si President i Federatës Shqiptare të Futbollit, kam ndjekur me vëmendje të gjitha përgatitjet e skuadrës tonë kombëtare dhe programet e stafit teknik për një eventin me te historia sone te futbolli. Kampionati Europian “Francë 2016”.
Dëshira e çdokujt për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë kompeticion ka qenë e madhe. Kjo është e natyrshme, jo vetem pse është një mundësi që të jepet ndofta një herë në jetë, por edhe sepse eshte kenaqesi e krenari te perfaqesosh kombin.
Të gjithë duan të jenë në Francë.
Çdo lojtar që ka kontribuar për skuadrën kombëtaren të Shqipërisë, që ka veshur fanellën e saj, kishte të drejtën që të shpresonte dhe ëndëronte për të patur një vend në Euro. Për fat të keq, vendet janë të limituara. Duke vlerësuar maksimalisht kontributin e gjithkujt, personalisht nuk do të më mjaftonin kurrë as 11 vendet e formacionit dhe as 23 vendet e futbollistëve që do të shkojnë në Europianin “Francë 2016”.
Por unë respektoj vendimin e institucionit të trajnerit. Ato janë zgjedhje eksluzive të tij dhe të stafit teknik.

Mora shkas te flas publikisht për dy arsye:
Së pari, për të falenderuar përpara shqiptarëve, të gjithë ata futbollistë, që kanë kontribuar qoftë edhe vetëm duke u grumbulluar me kombëtaren shqiptare (pa luajtur qoftë edhe një minutë), e deri tek ata lojtarë që kanë gjurmë të forta si Hamdi Salihi, të cilin e vlerësoj si futbollist dhe si njeri dhe ruaj një respekt të veçantë. Emocionet, që ai na ka dhuruar kanë qenë të jashtëzakonshme dhe të paharruara. Personalisht, ndjehem keq, që ai nuk është pjesë e kësaj fushate të rëndësishme.
Si ai, edhe shumë djem të tjerë të shkëlqyer që kanë dhënë maksimumin për ekipin kombëtar dhe meritojnë mirënjohjen tonë. Asnjë nga ne nuk mund të harrojë kontributin e Mehës, Currit, Bulkut, Hykës, Vajushit, Kapllanit, Vilës dhe Ramës gjatë këtij sezoni të paharrueshëm dhe historik të këtyre eliminatoreve.
Së dyti, për të konfirmuar se respektoj zgjedhjet që bën institucioni i trajnerit, të cilin kemi vënë për të na udhëhequr në fushatën më të madhe futbollistike që Shqipëria e futbollit, ka bërë ndonjëherë.
Të dashur miq!
Duke shpresuar që të japim më të mirën tonë për të bërë një paraqitje dinjitoze në “Francë 2016”, unë shpreh besimin se djemtë e përzgjedhur nga trajneri De Biasi, do të japin maksimumin dhe do të na nderojnë në Europian.
Jam i sigurte qe ky është dhe urimi i cdo Shqiptari.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: