SHKUP– Vijojnë protestat kundër gjuhës shqipe dhe platformës shqiptare në Shkup. Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” ka marshuar edhe sonte në rrugët e Shkupit me thirrje dhe parrulla kundër platformës shqiptare.

Protestuesit nisën marshimin që fillon para godinës së Qeverisë dhe përfundon para Kuvendit, ndërsa kërkuan refuzimin e platformës së përbashkët të partive shqiptare dhe mos-zbatimin e dygjuhësisë në të gjithë territorin.

Organizatorët e protestës pretendojnë se platforma shqiptare rrezikon unitetin dhe sovranitetin e vendit. Protestuesit dënuan rekomandimet e Komisionerit Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn, i cili dje pas takimeve me krerët politik porositi që presidenti Gjorge Ivanov urgjentisht të rishikojë pozicionin e tij.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb