GREQI- Vijojnë të dalin pako me drogë në brigjet e Korfuzit. Sipas mediave greke gjatë ditës së sotme policia ka sekuestruar 15 pako te vogla me 30 kilogram e 800 gram marijuanë.

Lënda narkotike e cila pluskonte në ujë u zbulua në zonën detare të quajtur “Ermones”, në jug të Korfuzit. Policia greke ka nisur operacionin në det për të zbuluar sasi të tjera droge të cilat dyshohet se janë hedhur në det nga trafikantët.

Nuk dihet nëse pakot me drogë të sekuestruara gjatë ditës së sotme kanë lidhje me pakot me drogë që dalin prej 22 janarit në zonën Zakyntho si dhe me pakot që u hodhën nga gomonia e ngarkuar me 2 ton drogë.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: