Vazhdon misteri për avionin e shumë përfolur të linjës së Malajzisë MH370. Shkencëtarët australianë janë shprehur se avioni ka më shumë gjasa të ndodhet në veri të zonës kryesore, ku janë përqendruar kërkimet, bëjnë të ditur shkencëtarët australianë.

Avioni MH370 u zhduk teksa po fluturonte nga Pekini për në Kuala Lumpur me 239 persona në bord në vitin 2014.

Australia, Malajzia dhe Kina ndaluan kërkimet në muajin janar. Në bazë të disa analizave të krahut të avionit Boeing 777, shkencëtarët mbështesin një raport të muajit dhjetor për vendndodhjen e mundshme të avionit të zhdukur.

Sipas tyre, bëhet fjalë për një zonë 25 mijë km katrorë, e cila shtrihet në veri të zonës ku u përqendruan më parë kërkimet në jug të Oqeanit Indian, shkruan CNN.

Vitin e kaluar Ministria e Transportit të Australisë tha se raporti i dhjetorit nuk të jep detaje për kërkime të reja pasi nuk jep një vendndodhje specifike të avionit. Në raportin e dhjetorit 2016 thuhej se avioni nuk ka gjasa të gjendet në zonën ku janë përqendruar kërkimet dhe rekomandon të zhvendosen më tej në veri.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: