ITALI-Një 73 vjeçar ka humbur jetën për shkak të një ataku kardiak si pasojë e lëkundjeve të tërmetit në Itali.

Sipas mediave lokale, 73-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ka pësuar atak si pasojë e lëkundjeve të tërmetit në Tolentino.

I moshuari konsiderohet viktima e parë indirekte si pasojë e disa lëkundjeve sizmike, ndër të cilët më i forti me magnitudë 5.9 ballë.

Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të Italisë qëndrore, si Romë, L’Aquila, Ascoli dhe Ancona. Epiqendra ka qenë mes Peruxhias dhe Maceratas.

Nga tërmeti aktualisht raportohet për 2 të plagosur dhe dëme të shumta materiale. Ekipet e emergjencës kanë dalë në terren, ndërsa po monitorojnë situatën.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: