IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu shprehu sot ngushëllime për familjet e 66 viktimave të një aksidenti ajror në Iran, duke nënvizuar se nuk kishte probleme me popullin iranian, por me regjimin e tij.
“Përfitoj nga rasti për të shprehur ngushëllimet e mia për familjet e 66 viktimave që humbën jetën në aksidentin ajror”, deklaroi ai gjatë një fjalimi shumë të ashpër kundër Teheranit në Konferencën e Sigurisë, që po zhvillohet në Mynih.
“Ne nuk jemi në konflikt me popullin iranian, por vetëm me regjimin që po i shtyp ata”, theksoi ai.
“Gjashtëdhjetë e gjashtë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të një linje ajrore iraniane kanë humbur jetën pas rrëzimit të avionit të tyre në një rajon malor në jugperëndim të Iranit”, njoftoi një zëdhënës i kompanisë ajrore “Aseman”.
(BalkanWeb)