As lidhjet familjare nuk i zbusin kandidatët për deputetë. Një tjetër përgjigje për socialistët nga kandidati i LSI-së për deputet në Lezhë Viktor Tushaj për kandidatin e PS-së Pjerin Ndreu, kushëri i parë i tij. Videoja e publikuar sot nga ish-ministri i Brendshëm dhe kreu i PS-së Tiranë, Saimir Tahiri, një nga më të sulmuarit nga LSI, ka sjellë reagime të shumta dhe përgjigje të njëpasnjëshme edhe nga vetë protagoniste.

Ndërsa Viktor Tushaj shihet në video duke i futur një zarf Gjovalin Gjinit, mbështetësit të dhunuar nga fshati Rraboshtë, ai e justifikoi këtë me traditën.

Por fill pas tij reagoi kandidati për deputet i PS-së Pjerin Ndreu, i cili tha se kjo nuk është tradita.

Por sërish një përgjigje nga ana e kandidatit të LSI-së, i cili bën me turp Ndreun dhe Tahirin, për të cilët thotë se nuk shqertësohen për zagarët e Rilindjes që dhunuan Gjovalinin.

“Sa turp! Preokupohet Saimiri dhe Pjerini për zarfin e traditës dhe jo për “vizitën” e zagarëve të rilindjes që i bënë Gjovalinit. Por pa merak do e merrni përgjigjen dhe ‘zarfin’ e popullit shqiptar dhuratë me 25 qershor!”, shkruan Tushaj.

Viktor

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: