SHBA – Kjo është vila përrallore e Drake. Ylli i muzikë hip-hop shfaq shumë nga jeta e tij personale edhe në projektet muzikore.
Drake pranon se i adhuron sendet materiale. Jo më kot vila e tij, që ndodhet në Kaliforni mbulohet nga luksi.

Ajo që të bie më shumë më sy është pishina e këngëtarit, e cila rrethohet nga shpella të shumta. Këngëtari amerikan banon në të njëjtën zonë me Kanye West, klanin Kardashian, Justin Bieber dhe shumë personazhe të tjerë të njohur, por vila e Drake, të cilën e bleu për 7,7 milionë dollarë, ka diçka më tepër se sa vilat e fqinjëve.

Ajo ka një prej pishinave më të shtrenjta dhe më luks në botë. Por pishina nuk është e vetmja që ofron luks në vilën e tij. Shihni disa foto nga ambientet brenda dhe jashtë vilës së Drake.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb