VLORË- Rreth 10 ton drogë janë zbuluar dje gjatë një operacioni të drejtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në fshatin Babicë e Vogël në Vlorë.

Droga u gjet në banesën e Armando Koçerrit, i njohur si mik i Habilajve. Gazetari Enrik Mehmet që ka vëzhguar përgjatë gjithë natës operacionin e ndërmarrë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Delta Force, tha për “BalkanWeb” se droga u gjet në një vend të përshtatur si magazinë në vilën luksoze të Koçerrit, e cila ishte e ndarë nga pjesa tjetër e fshatit.

Sipas tij, banesa ishte e vendosur në një pikë më të largët të fshatit, ku gjithashtu ishin të vendosura edhe 2 banesa të tjera, por për të mbërritur aty rruga është e vështirë dhe mund të kalohet vetëm me makina të larta.

Ndërkaq mësohet se vetë Armando Koçerri nuk është kapur ende por janë shoqëruar në polici të afërm të tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: