TIRANE- Modelja Vildane Zeneli e ka nxehur profilin e saj në “Facebook” më shumë se kurrë më parë. Ajo ka publikuar disa poza nga seti më i ri fotografik, që po realizon këto ditë në vende të nxehta pranë diellit dhe plazhit. Vildania është zgjedhur sërish nga një firmë e huaj për të prezantuar një tjetër linjë bikinish.

Sigurisht që, arsyeja për të cilën e zgjedhin shqiptaren bukuroshe duket qartë: ajo ka një trup të shkëlqyer, të cilin e tregon me krenari. Mirëpo, nëse do të jetonte në Shqipëri, nuk do të kishim mundësi t’i shihnim këto foto. Në një prononcim për “Bluetooth” ajo shprehet se nuk do të pozonte nudo në Shqipëri. “Nudoja ime është artistike; nuk do të pozoja e zhveshur në Shqipëri. Në të vërtetë, fotot e fundit nuk janë nudo, por me rroba banje”, – shprehet ajo. Me siguri që shifrat që përfiton Vildania nga puna e saj, duhet të jenë të larta. Ajo përgjithësisht është imazhi i markave më të mira amerikane, por nuk pranon të tregojë për fitimet që merr. “Paguhem shumë për atë që unë jam. Nuk mendoj se është e nevojshme që t’i ndaj shifrat që marr me publikun”,- tregon bukuroshja.

Vildane Zeneli ka lindur në Kosovë, por në periudhën e luftës është larguar jashtë vendit me familjen. Prej vitesh punon si modele dhe karriera e saj është në rritje. Ajo është e apasionuar edhe pas këngës; ka realizuar një hit dhe në projektet e saj priten këngë të tjera.

(ma.ar/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: