TIRANE- Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka reaguar në lidhje me akuzat e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha se ajo dispononte një vilë luksoze. Me në të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Nikolla e cilësoi Bashën ‘një nxënës shumë të dobët’.

Ministrja iu drejtua Bashës duke i thënë që t’i lërë deputetët të vijnë në Kuvend e të votojnë vettingun.

REAGIMI I NIKOLLËS
Lulzim Basha, je një nxënës shumë i dobët i mësuesit tënd! Por meqë për fatin e keq të opozitës je drejtuesi i saj, më duhet të të përgjigjem për akuzën e ulët ndaj meje, që sipas teje qenkam bërë me “vilë shumëmilionëshe”.

Është shumë e thjeshtë z. Basha: Lëri deputetët e tu të vinë javën e ardhshme të votojnë bashkë me ne vettingun në parlament dhe pastaj e vendos drejtësia e pastruar nga të korruptuarit, se sa milionë euro është shtëpia ime dhe sesa mijelekëshe është pasuria jote! Por ti je fshehur në çadër bashkë me gjithë deputetët e tu, pikërisht sepse në vend të vettingut, preferon baltën ku e zhyti Shqipërinë qeveria e partisë tënde! Hapi rrugë vettingut dhe mos thirr si një hileqar i dëshpëruar njerëzit në rrugën tënde, për të bllokuar vettingun, drejtësinë, Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: