Ai po bëhet gati për xhirimet e serisë së 8 të filmit të njohur “Fast&Furious”. Në një intervistë për revistën Men’s Health, aktori 49-vjeçar thotë se i pëlqen të jetë i mistershëm pavarësisht se 130 milionë fansat e tij në Facebook janë në pritje të mësojnë ndonjë gjë më shumë në lidhje me çdo gjë në jetën e tij.

Ylli i Hollywood, sëbashku me këngëtaren Shakira dhe futbollistin Cristiano Ronaldo, janë të vetmit në botë që kanë mbi 100 milionë fansa në Facebook. Por pavarësisht popullaritetit të tij, Diesel preferon që jeta e tij private të mbetet e tillë.

“E vërtetëa është se  unë i përkas shkollës së vjetër, si Harrison Ford, George Clooney apo Marlon Brando, i cili nuk do që jeta e tij private të përzihet me të tjerët,” tha ai në intervistë.

“Më pëlqen më shumë që njerëzit të shohin filmat e mi, dhe t’i ngelet një ndjenjë misteri se kush jam unë,” tha ai.

3CE7FB4F00000578-4198040-Tough_guy_Vin_Diesel_has_opened_up_about_his_Hollywood_legacy_hi-a-16_1486436659429

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: