Dogana e Serbisë ka njoftuar sot se punonjësit e saj kanë sekuestruar afro 15 mijë tableta për potencë seksuale, gjatë kontrollit të një autobusi, që qarkullonte ndërmjet Herceg Novit (Mali i Zi) dhe Suboticës (Serbi).

Në deklaratë, më tej theksohet se këto ilaçe stimuluese, kryesisht Cialis dhe Viagra, janë gjetur mesnatën mes së shtunës dhe të dielës.

“Megjithëse shoferi dhe udhëtarët deklaruan se nuk kanë asgjë për të paraqitur, pas një kontrolli të hollësishëm të autobusit janë gjetur të fshehura 15 mijë tableta për potencë të prodhuesve të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e doganës, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Ndaj shoferit 37-vjeçar do të bëhet fletparaqitje penale për shkak të transportit të mjeteve të palejueshme stimuluese.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: