TIRANE– Greta Koçi e ka shijuar më së miri eksperiencën e saj në “Dance with me”, ku ka kërcyer në krah të deputetit Nard Ndoka, por ajo çka ka rënë në sy të kritikëve nuk do t’i pëlqejë aspak. Për të disatën herë, këngëtarja Greta Koçi është vënë në shënjestër të faqes “Vipat e Bllokut”, të cilët edhe këtë herë nuk ia kanë kursyer kritikat.

Sipas kësaj faqe, këngëtarja ka bërë ndërhyrje në të pasmet e saj. Madje për ta treguar këtë me “fakte”, ata kanë publikuar disa foto.

Ndërkaq, “Vipat e Bllokut” kanë publikuar edhe një foto të Gretës në moshë më të re, për të bërë krahasim në fizikun e saj.

“Greta Koci dhe protezat e silikonit”, shkruhet në foton e publikuar në Instagram.


(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: