Nis nga rrethi i Krujës pranë Parkut Kombëtar Qafë Shtamë, turi i ekipit të punës i ngritur nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura AKZM) për zbatimin e Vendimit të Qeverisë mbi Dhelprën e Kuqe.

Hapi i parë që çon në zbatimin e këtij vendimi është sensibilizimi i komunitetit në zonat rurale ku vërehet prania e Dhelprës së Kuqe.

Në rrethin e Krujës është planifikuar të merren 10 kampionë të dhelprës së kuqe me virusin e tërbimit. Po sot, pasi përfundoi ekspertizën në zonën e Krujës, ekipi i specialistëve u nis për në Lezhë ku do të vazhdojë procedurat e informimit edhe në këtë zonë, shkruan atsh.

Projekti për vaksinimin e dhelprave kundrër tërbimit, është i mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Mënyra e vaksinimit është e njëjtë me atë që është përdorur që prej pranverës së 2014, ku do të jenë avionë të vegjël, të specializuar dhe pajisur me teknologji moderne për të shpërndarë vaksinat e prodhuara posaçërisht për dhelprën e kuqe.

Ky proces zhvillohet dy herë në vit. Për të arritur një imunizim të plotë të popullatës së dhelprave nga tërbimi është e nevojshme që vaksinime të tilla të bëhen për 5 vjet rresht.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb