ITALI – Vitamina E është një aleat natyral për shëndetin e trupit tone. Përveç se është një antioksidant i fuqishëm, i aftë për të luftuar efektin e dëmshëm të radikaleve të lira dhe plakjen qelizore, është tejet e rëndësishme për të luftuar sëmundjet kardiovaskulare dhe koronare të zemrës, për shembull duke shmangur mpiksjen e gjakut, të cilat mund të çojnë në formimin e trombeve.

Një nga detyrat kryesore të vitaminës E është mbrojtja e trupit tonë duke forcuar mbrojtjen imunitare, mbron nga dëmet që shkakton ndotja, është e dobishme për të luftuar çrregullimet e lëkurës të tilla, si aknet dhe eczema. Ajo është një ndihmesw e vlefshme në komplikimet diabetike dhe është efektive kundër sëmundjeve gastrointestinale dhe është një aleat i mirë kundër sindromës premenstruale shkruan Tg.com.

Prandaj është e rëndësishme që të bëni një përcjellje natyrore të kësaj vitamine të çmuar: tani është e njohur se mirëqenia e organizmit tonë fillon nga tavolina dhe nga ajo që hamë çdo ditë. Vaj për vaj: për të siguruar një furnizim të mirë të vitaminës E, është e nevojshme të konsumojmë farat dhe të gjitha vajrat vegjetalë që janë nxjerrë prej tyre si, për shembull, vaj luledielli, vaj badiava, vaj kërpi ose vaj farë liri. Këto vajra janë jashtëzakonisht të pasur me tokoferol, përbërësin më të vlefshëm të kësaj vitamine fantastike.

Miqtë e gjelbër. Perimet dhe frutat, ashtu si dhe drithërat, janë të mbushura me vitaminë E. Por sigurisht perimet me gjethe jeshile, për shembull spinaq, brokoli, lakra, rrepa, ndërsa tek frutat avokadoja është një minierë e vërtetë.

Nuk rrihet pa frutat e thata. Përveçse janë të mira, janë me të vërtetë të çmuara. Ngrënia e tyre na pengon të hamë ushqime me kalori të lartë apo me vlera ushqimore. Frutat e thata, dhe sidomos arrat, lajthitë, fistikët dhe bajamet, na furnizojnë edhe me vitaminën E.

(er.cu/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: