ITALI- Kompania italiane Lamborghini ka njoftuar se viti 2015 ishte më i miri në historinë e kompanisë.

Në këtë vit Lambo ka shitur 3245 njësi, që është rekord i kompanisë. Rekordi i kaluar ishte një vit më herët në të cilin kishte shitur 2530 automobila. Kjo është hera e parë që Lamborghini kalon shifrën prej 3000 automobilave të shitur, dhe tani kompania synon të shtojë akoma shitjet.

Lambo ka njoftuar se synon të punësojë edhe 500 vetë në të ardhmen dhe të rrisë prodhimin në fabrikë.

Të gjitha këto ndryshime do të bëhen në kohë për prezantimin e modelit Urus.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: