TIRANE– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zgjedhur shkollën “Hasan Tahsin” për të uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor. Teksa u shpreh se kjo shkollë është rindërtuar nga e para, Veliaj tha se pritet të ndërtohen edhe 4 shkolla të tjera në Tiranë.

“Shkolla ‘Hasan Tahsin’ është ndërtuar nga themelet. Do të hapim është 4 shkolla të tjera në Tiranë. Do hapim edhe 4 shkolla të reja. Vetëm dy gjimnaze në Tiranë bëjnë mësim me dy turne. Ne synojmë të mbyllet çështja e arsimit me dy turne”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Pak minuta më parë, Veliaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” thotë se këtë mëngjes, (11 shtator) çdo gjë gati tek 190 shkollat e Tiranës për të pritur nxënësit.

“Mirëmëngjes Tir?na ?
Çdo gjë gati tek 190 shkollat e Qytetit ?
Presim zilen e orës së parë e mezi-presim 10-at e qytetarëve të rinj të Tir?‍?nës tonë! ???”, shkruan Veliaj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: