TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka qenë shumë aktiv ditën e sotme në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, ndërsa nuk ka nguruar që t’i kthejë përgjigje komentuesve. Mes shumë komenteve, spikat ai i njërit prej qytetarëve, i cili i kujtoi Ramës vendimin e parë të qeverisë, që është viti i Skënderbeut.

Me ironi komentuesi i ka sugjeruar kryeministrit që të marrë një skulptor e t’ja çoje të busti i heroit tonë kombëtar, që t’ja bëjnë kambalet “Adidas”. Ndërkohë, edhe Rama nuk e ka kursyer ironinë me përgjigjen e tij, ndërsa i ka sugjeruar qytetarit që mos të pijë, që mos të shkruaj si jeniçer i padijes.
Rama
KOMENTUESI: Po 2018? Apo e ke pushim…viti I skenderbeut! Merre nje skulptor çoje te busti it’ja bejn kembalet “Adidas ” skenderbeut…!! T’ngjat zoti jeten ty…sa Fidel Kastro do rrish ne pushtet mos e vrit mendjen…shkeli me kembe se kshu e don ky popull!

RAMA: Kujdes me karar pijen ne varke se po te kap barku ne mes te ujit dhe mos i’a qaj hallin as kembaleve te Skenderbeut as Adidasit po shiko se mos e riparon ngapak shqipen sepse e shkruake si jeniçer i padijes!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb