TIRANE – Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë në eventin përmbyllës të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Meta në fjalën e tij tha se “festat e çdo gjë e jona ka në ballë figurën e tij”.

Kreu i shtetit gjithashtu bëri thirrje që ky vit i përkujtimit të tij të jetë një vit drejtë integrimit tonë si komb përmes një bashkëpunimi të sinqertë mes forcave politike.

“Gëzimet, festat e çdo gjë e jona ka në ballë figurën e tij. Kujtesa e përjetshme e kombit tonë për kryeheroit tonë.

Shkollat, akademitë, rrugët, dekoratat e çmimet janë përjetësim i Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Qëndresa e Skënderbeut solli mbijetesën tonë si komb. Ju arbëreshët e Skënderbeut, vëllezërit tanë arbëreshë që jeton në Kalabri e Sicili e deri në Argjentinë meritonin një nderim të veçantë. Ju e mbajtët të gjallë jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit.

Ky vit i përkujtimit le të jetë një vit drejt integrimit tonë si vend, si komb, aty ku na e caktoi vendin heroi ynë në Europë, ylli polar i kombit tonë.

Kjo do jetë e mundur përmes një bashkëpunimi të sinqertë mes forcave politike për ta kthyer 2018 në një vend të sigurtë për të ardhmen europiane të vendit,” tha Meta.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: