Në kuadër të aktiviteteve për nder të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, në Akademinë e Sigurisë historiani dhe osmanologu, Prof Asoc. Dr. Dritan Egro zhvilloi një bashkëbisedim me stafin drejtues dhe akademik dhe me studentët e Fakultetit për Hetimin e Krimit në Akademinë e Sigurisë, Qendrën kërkimore – shkencore dhe Kolegjin e Policisë.

Në referatën e tij, z.Egro solli të dhëna të rëndësishme për periudhën e sundimit të Perandorisë Osmane dhe rolin e rëndësishëm gjeostrategjik të Skënderbeut si faktor kyç në jetën politike të vendit dhe sigurinë e qyteteve dhe tokave shqiptare që rrezikonin pushtimin.

Më pas studentët përmes pyetjeve të tyre shprehen interes lidhur me këtë figurë të rëndësishme të historisë sonë. Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Drejtues i Lartë, Bilbil Memaj falënderoi profesor Egron për informacionin e vlefshëm të përcjellë në interes të auditorit.
48f80cb3-f51f-4754-ae38-4a70e4fbe529

1e00a2b7-e7de-4c0d-bacb-a13ecff1e859

6ec43933-cd83-4484-8dfb-ceeab8c69b68

02b331da-d937-45b1-8c17-318841d5ee7b

26b87c1c-1885-4164-a327-928e8bcc8af0

b56cc0f6-d790-4a4e-bb7a-4168716b16ea
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb