Një vit thuajse perfekt, me La Liga që i shpëtoi nga duart për fare pak, Ronaldo gëzon me trofetë më të rëndësishëm, Champions League fillimisht dhe më pas Kampion Evrope. CR7 i drejtohet tashmë me hapa të sigurt një tjetër trofeu po aq të rëndësishëm, “Topi i Artë”.

Dëmtimi në finalen e madhe nuk e shqetëson aspak yllin e Real Madrid, askush nuk ka bërë më mirë se ai këtë sezon. Ronaldo ishte lider i ekipit, e bëri diçka të tillë në fushë por dhe jashtë saj. Dëmtimi nuk i hoqi mundësinë të jepte udhëzime gjatë gjithë kohës, Ronaldo ishte aty, në krah të trajnerit Santos, duke i motivuar dhe këshilluar një për një çdo lojtarë që luftonte për të fituar Kupën e Evropës, më të drejtë në fund Nani i dhurojë sërish shiritin e kapitenit për të ngritur në qiell trofeun më të rëndësishëm të këtij sezoni.

Edhe pse me një kombëtare të “dorës së dyte”, Ronaldo arriti të fitonte diçka të rëndësishme me ekipin përfaqësues, kujtojmë Messi ende nuk e ka bërë diçka të tillë. Nuk ka rëndësi nëse Portugalia shkëlqeu apo jo, ishte apo jo skuadra më e mirë e turneut, e rëndësishme ishte të fitonin në shtëpinë e favoritëve, Francës.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb