NGA ELDA MENGA

TIRANE– Data 18, ishte data e preferuar në kalendarin polik të opozitës. Viti u mbyll siç u nis, me protesta Stina e protestave nisi herët. 5 muaj para zgjedhjeve Lulzim Basha vuri bastin e karrierës së tij politike. Mesditën e 18 shkurtit, opozita zbarkoi në shesh.
Arsyeja që nxiti revoltën e opozitareve ishte refuzimi i socialistëve për të aplikuar teknologjinë në zgjedhje.
Këmbëkryq bashkë me Sali Berishën poshtë zyrës së Edi Ramës, Lulzim Basha vendosi të mos largohet nga sheshi pa u plotësuar kërkesa për zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Jashtë Parlamentit, Lulzim Bashës i duhej të mbante grupin e bashkuar. Mbledhjet e përjavshme me deputetët i zhvendosi në çadër. Eduard Selami bojkoti çdo takim të improvizuar të grupit në shesh. Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu iu bashkuan 1 jave me vone çadrës. Në mungesë të Lulzim Bashës, peshën kryesore në protestë e mbante Sali Berisha.

Nga dita kur ngriti çadrën kërkesat e Lulzim Bashës, ndryshuan. Si fillim zgjedhje me votim dhe numërim elektronik, shumë shpejt kjo kërkesë i la vend kushtit për qeveri teknike…nuk kaloi shume kohë dhe Lulzim Basha qeverinë teknike e kërkoi pa Edi Ramën kryeministër.

Dita ditës Lulzim Basha konsolidonte lidershipin e tij, por, një pohim i tij në çadër demotivoi jo pak deputetë, të cilët prej 18 shkurtit ishin jashtë Parlamentit.

Zëra me peshë në PD u treguan të duruar. Pritën në heshtje që vendimet e kryetarit të jepnin rezultat edhe pse nuk iu dha asnjë rol protagonisti, por heshtja në rreshtin e fundit të stolave. Ata që nuk heshtën , ishin ndërkombëtarët, njeri pas tjetrit i kërkuan Lulzim Bashës rikthimin në Parlament. Lulzim Basha nuk u tërhoq as kur Tiranën e vizitoi kryediplomatja e BE-së, Federica Mogherini.

Ne furtunën e sulmeve te faktorit ndërkombëtar, Lulzim Basha u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një foto e shkrepur me presidentin Trump u duk se i dha frymëmarrje protestës. Basha foli për mbështetje amerikane. SHBA iu sos durimi. Për herë të parë folën për zgjedhje pa opozitën.

Në javën e tretë, protesta mori një kthesë të fortë.. Mbi 20 parti opozitare zyrtarizuan vendimin për te mos u regjistruar në zgjedhje. Zgjedhjet e pjesshme në Kavajë me 7 maj ishte testi i parë i provës gjenerale se zgjedhjet pa opozitën nuk do të mbaheshin dhe ashtu ndodhi. Edi Rama tërhoqi kandidatin pas informacioneve për destabilitet. Lulzim Basha e konsideroi fitore, por nuk u tërhoq nga protesta, e zhvendosi në Tiranë.

Por, kur u duk se çadra po fitonte terren, ajo filloi të goditej nga brenda. Ashtu si për reformën në drejtësi, ndërkombëtarët kishin nisur takimet me zëra me peshë në Partinë Demokratike. Jozefina Topalli per të treguar mosdakordësinë vendimet ekstreme te kryetarit, nuk u duk për 3 jave rresht në çadrën e protestës. E para qe foli kundër bojkotit te zgjedhjeve ishte Majlinda Bregu Eduard Selami zgjodhi Zërin e Amerikës për të kryqëzuar Lulzim Bashën.

Kur afatet ngushtonin, numri dy i PPE David Mcallister dhe i dërguari i Departamentit të Shtetit, Hoyt Brian Yee në harkun e tre javëve zbarkuan në Tiranë.

Presioni amerikan se do të kishte penalitete për liderët që refuzojnë të futën ne zgjedhje detyroi Bashën dhe Ramën të tërhiqen nga pozicionet e tyre.

Lulzim Basha hoqi dorë nga qeveria teknike pa Edi Ramën duke u mjaftuar vetëm 6 ministra teknike edhe një zëvendës kryeministër. Edi Rama pranoi të shtynte me 1 javë.

Marrëveshjen Lulzim Basha e ndau si fitore, pas 90- ditësh rezistencë çadra u mbyll, teksa hodhi sytë nga gara elektorale. Lulzim Basha nuk i harroi aleatët, u dha vende te sigurta duke i siguruar të ardhmen në Parlament.

Lista top sekret dhe e pa konsultuar me forumet u dërgua ne Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në tejkalim të afatit të dakordësuar me Edi Ramën. Në lista shkëlqyen me përjashtimin e tyre kritikët e Bashës dhe bashkëpunëtorët me te ngushtë të Sali Berishës.

Në Shkodër mungoi kritikja me e fortë e Lulzim Bashës, Jozefina Topalli. Astrit Patozi dhe Majlinda Bregu te njohur si miqtë e Sokol Olldashit u përjashtuan ashtu si dhe ish ministrat Imami, Ruli dhe Bode…Edhe pse premtoi 13 përqind të listës me të rinjtë kreu i FRPD u la jashtë.

Të përjashtuarit thyen heshtjen, Jozefina Topalli dhe Arben Imami dolën bashkë në media dhe kërkuan shkarkimin e Lulzim Bashëss.

I përjashtuar nga lista, mbështetja e Eduard Selamit për lidershipin e partisë ishte surprizë. Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi as nuk u surprizuan dhe as nuk ndjenë keqardhje qe u përjashtuan nga Lulzim Basha të cilit ja thanë hapur qe çadra ishte për të shpëtuar lëkurën e tij.

Opozita e katër viteve u testua ne zgjedhje…fryma e marrëveshjes me Edi Ramën u përcoll edhe ne fushatën e qetë të Lulzim Bashës. Bluja historike u zëvendësua me ngjyrat kuq e zi të Republikës së Re.

Lulzim Basha i humbi zgjedhjet, Partia Demokratike u tkurr në 43 deputetë, 13 me pak se ne 2013… por, Lulzim Basha nuk ndoqi shembullin e dorëheqjes së Sali Berishën. Vendosi te ngrije funksionet dhe u pergatit te rikandidonte per nje mandate te dyte.

Kritikët e Lulzim Bashës u mobilizuan shpejt dhe kërkuan dorëheqjen e parevokueshme te kryetarit demokrat duke u bërë përgjegjës për humbjen e thellë. Mes firmëtarëve u rreshtuan ish-bashkëpunëtorë të afërt të Sali Berishës mes tyre edhe dhëndri i tij. Ish-lideri historik I demokrateve theu heshtjen tri dite pas humbjes.

Përballë furisë së kritikave të ashpra Lulzim Basha zgjodhi heshtjen duke refuzuar komentet publike. astrit patozi shpalli kandidim me kushte, Eduard Selami legjitimoi garën për kreun e PD.
Fushata e Lulzim Bashës u zhvillua e mbyllur dhe për publikun u servirën vetëm pamjet dhe deklaratat e përzgjedhura nga stafi i tij. Sfidanti i Bashës denoncoi garën e pabarabarte qe po zhvillohet, por me gjithë parregullsive ai nuk u tërhoq nga gara.
Kritiket e Bashës nuk ia dolën te ndalnin zgjedhjet ne parti. Ish-kryetari PD Sali Berisha ne vapën përvëluese te korrikut, u përpoq te pajtonte demokratet.

Lulzim Basha u rikonfirmua ne krye të Partisë Demokratike për një mandat te dyte mes kontestimesh. Eduard Selami pranoi humbjen dhe vendosi te largohet në Amerikë pa marrë asnjë post.

Kundërshtarët e Bashës vijuan betejën të ndarë edhe pse qëllimi ishte i përbashkët. Emri i Jozefina Topallit nuk figuroi mes firmëtarëve të platformës së Astrit Patozit për ringritjen e partisë e cila vijon të qëndrojnë ende pa asnjë përgjigje në tryezën e punës se Lulzim Bashës. Zëri i kritikeve arriti të depërtonte ne selisë blu falë mbështetësve që kishin në parti. Mbledhja e kryesisë së fund-gushtit për pak sa përfundoi në përplasje fizike, mes dy anëtarëve, Jemin Gjana dhe Valbona Mezini, e cila akuzoi kreun e komisionit te zgjedhjeve në PD për manipulim të rezultatit për kryetarin e partisë. Lulzim Basha u mbylli derën fraksioneve ne parti.

Diviza e kritikëve të Bashës është bashkimi i partisë, por mes tyre nuk gjeti zbatim. Një platformë e dytë mbërriti në selinë blu dhe nuk ka marrë ende asnjë përgjigje.

As përvjetori i 27-të i partisë nuk arriti ti bënte bashke demokratët. Kundërshtarët e Bashës zgjodhën të braktisin Lulzim Basha, i cili krahas refuzimit nuk nguroi te bënte thirrje për bashkim.

Lidershipi i Lulzim Bashës ne shtator u testua edhe ne Kuvend. Disiplina mungoi qe ditën e parë, ku Gramoz Ruci arriti të marrë jo vetëm votat socialisteve, por edhe te dy demokratëve.

Sali Berisha doli koke ulur nga salla, Lulzim Basha shtrëngoi duart me kryetarin e sapo zgjedhur te Kuvendit dhe iu bashkua protestës së ish të përndjekurve të cilët nuk ishin ne dijeni te asaj qe kishte ndodhur pak metra larg tyre.

Sali Berisha nuk e fshehu zemëratën, në mbledhjen emergjente të grupit ish-lideri historik i së djathtës u përplas me deputetët e rinj që mbrojtën versionin se vota për Gramoz Rucin u manipuluan.

Qe pas 18 majtit Edi Rama u përpoq ta vinte shpesh here ne vështirësi Lulzim Bashën para grupit dhe paraardhësit të tij brenda sallës së Parlamentit. Sali Berisha i cili nuk kishte folur kurrë për marrëveshjen e 18 majit pranoi për herë të parë publikisht se i humburi ishte Lulzim Basha duke i dhënë një mesazh pasardhësit të tij.

Votimi i kryeprokurores se përkohshmes mes tymit dhe përplasjes se deputeteve ndezi gjakrat dhe la te hapur pa vendim skenarët nga me ekstremi, asgjësimi i mandateve tek bojkoti dhe protestat qe pritet te nisin me vitin e ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb