Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Vittese e nis me fitore kampionatin, Rashica kontribuon me supergol (Video)

Rashica-470x329

Java e parë e kampionatit holandez ka qenë pozitive për Vittese pasi mundën në shtëpi me rezultatin 4-1 ekipin e Nac Breda. Kjo edhe për shkak të Milot Rashicës i cili la gjurmë në këtë takim.

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare që tani luan për përfaqsuesen e Kosovës, arriti të shënonte një gol fantastik në minutën e 77, duke vulosur rezultatin 4-1 të takimit. Në këtë mënyrë Rashica shpagoi disi humbjen e penalltisë në ndeshjen e Superkupës së Holandës.

Për lojtarin flitej për një kalim në “Seria A”, por deri më tani gjithçka duket se kanë qenë vetëm thashetheme pavarësisht se merkato do ende kohë të mbyllet. Gjithsesi Rashica vlerat nuk nguron t’i tregojë që në hapjen e “Eredivisie”.

(e.k/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .