TIRANE- Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka ka reaguar lidhur me vizitën që zhvilloi sot ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në burgun e Peqinit.

Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Noka komentoi vizitën e Gjonajt në qelinë e Aldo Bares, ndërsa shtron pyetjen se çfarë mesazhi përcolli ministrja me këtë vizitë. Po ashtu Noka pyet nëse po shantazhon dikë Edi Rama duke i çuar ministren Aldo Bares.

REAGIMI I NOKËS
Ministrja e Drejtësisë sot zhvilloi një vizitë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Dhe çuditërisht i shkon në qeli Aldo Bares. Të jetë vallë rastësi apo e planifikuar ??? Çfarë mesazhi po përpiqet të përcjell ministrja me këtë vizite ??? A po shantazhon dike Edi Rama duke i cuar ministren Aldo Bares? Si shpjegohet nje ndjeshmeri e tille e Edi Rames per kushtet e Aldo Bares kur nderkohe nuk ja ndjeu fare dhe i flaku me nje te rene te lapsit 26 mije familje qe nuk kane as buke per femijet …A e pate se si ministrja lumturohej kur kreret e bandes Lushnjes flisnin me gjuhen e Edi Rames????A tregon ky kontrast se Edi Rama nuk eshte Kryeminister i shqiptareve por i bandave dhe krimit ??
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: