MOSKË-Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi sot se kancelarja gjermane, Angela Merkel do të zhvillojë një vizitë në Rusi më 2 maj. Ky fakt u bë i ditur nga agjencitë ruse të lajmeve.

“Bëjini urimet më të mira kancelares gjermane. Ne presim vizitën e Merkel më 2 maj”, deklaroi Putin në Moskë në prani të presidentit të Bavarisë, Horst Seehofer.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: