Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
BOTËRORI RUSI 2018 LAJME KALENDARI REZULTATE

Vizita në qelinë e Aldo Bares, Gjonaj: Noka figura më e diskredituar e teatrit politik

Etilda Gjonaj

TIRANE– Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i është përgjigjur sot akuzave të deputetit të PD-së Flamur Noka sa i takon vizitës së saj në burgun e Peqinit. Përmes një mesazhi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut Gjonaj është kundërpërgjigjur për vizitën e saj në qelinë e Aldo Bares.
Ajo theksoi se vizita e saj ishte zhvilluar brenda normalitetit të detyrës së saj si ministre e Drejtësisë.

Gjonaj tha se burimi i këtyre akuzave janë dëshpërim i një opozite që ka humbur gjithçka.

Noka teksa komentoi vizitën e Gjonajt në qelinë e Bares, shtroi pyetjen se çfarë mesazhi përcolli ministrja me këtë vizitë. Po ashtu Noka pyeti nëse po shantazhon dikë Edi Rama duke i çuar ministren Aldo Bares.

Postimi i plotë
Kthej mbrapsht me përçmim sulmin e ulët të Partisë Demokratike, përmes një prej figurave më të diskredituara të teatrit politik opozitar, lidhur me vizitën time të punës në IEVP e Peqinit.
Vizita ime është zhvilluar brenda normalitetit të detyrës sime si Ministre e Drejtësisë. Këtë detyrë e kam marrë me të gjithë përgjegjësinë që ajo ka dhe prej ditës së parë, e kam pasur plotësisht të qartë edhe detyrën, edhe me çfarë do të duhet të përballesha. Përfshirë edhe zhgarravitësat profesionistë të mjedisit të debatit publik.
Kam bindjen se çdo njeri normal që i lexon apo dëgjon marrëzira si kjo e sotmja ndaj meje (dhe fatkeqësisht ndodhin përditë), e kupton pa asnjë mundim se burimi i tyre është dëshpërimi i një opozite që ka humbur gjithçka.
(ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 4 )