Teuta pas dy fitoresh në javët e para është mundur në shtëpi nga Flamurtari duke dorëzuar kreun e renditjes. Durrsakët janë surprizuar nga vlonjatët që në fillimin e lojës duke bërë që në fund të humbin me rezultatin 1-2.

Takimi në “Niko Dovana” nisi në malore për vendasit pasi Tomas Bushiç zhbllokoi sfidën për miqtë që në minutën e 3-të. Pritej që Teuta të reagonte por pak minuta para fundit të pjesës së parë i njëti autor dyfishon shifrat për Flamurtarin.

Në të dytën Teuta rrit marshin dhe arrin të shkurtojë diferencat në minutën e 75-të me Hilën duke rihapur takimin. Ndonëse pati tentativa, miqtë nga Vlora arritën të ruanin rezultatin duke dalë me një fitore nga kjo transfertë e vështirë.
teuta
Vetë trajneri Shpëtim Duro në një intervistë para takimit tpati deklaruar se do të ishte i kënaqur edhe me një barazim që në fund ka rezultuar fitore.

Pas javës së tretë Teuta humb kreun duke u renditur e 4-ta me 6-të pikë, njëtë sa Flamurtari që mban vendin e tretë falë golavarazhit. Ndërsa Skënderbeu dhe Kukësi gjenden në krye me vetëm 1 pikë më shumë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: