Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
BOTËRORI RUSI 2018 LAJME KALENDARI REZULTATE

Vjen Mercedesi më luksoz i prezantuar ndonjëherë, fotot mbresëlënëse

Gjatë muajit që vjen, Mercedes do të prezantojë në panairin e Gjenevës, modelin S-Class më luksoz deri më tani.

Në dallim nga pasardhësit, modeli që prezantohet do ta ketë pjesën përpara me shufra vertikale, të inspiruar nga kostumet klasike të burrave, që kanë vija lart-poshtë.

Kjo makinë është 25 centimetra më e madhe se e mëparshmja, gjë që ka ndikuar për më shumë hapësirë.

Në pjesën e brendshme, e cila është e punuar me kujdes, ndodhen ndenjëset më luksoze të kompanisë Mercedes, si dhe një sistem shumë i sofistikuar i zërit.

Pjesa e jashtme është e lyer me ngjyrë që bën të pamundur ngjitjen e baltës apo rërës, ndërsa rrotat kanë tri lloje të ndryshme të disqeve.

Detaje të reja pritet të mësohen gjatë ditëve në vijim, pasi po afrohet prezantimin zyrtar.

(el.sp/BalkanWeb)


Komente ( 1 )