Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
5 - 2

Belgjikë - Tunizi

RUSI 2018
17:00

Republika e Kores - Meksikë

RUSI 2018
20:00

Gjermani - Suedi


Vjen në jetë Luxifer, flet modelja: Si ka ndryshuar jeta ime tani që jam nënë

egla-harxhi-4-770x433

Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për një kohë të gjatë pasi bëri shumë bujë lidhja e saj treshe me një modele dhe partnerin e saj Jarl de Baserville. Por tashmë në jetën e tyre ka ardhur Luxifer, fëmija me dy nëna e një baba. Në një intervistë ekskluzive për ‘Bluetooth’ të ‘Gazeta Shqiptare’, Egla Harxhi, ish-misi shqiptar na rrëfen për jetën e saj tani që është nënë. Harxhi na tregon se si ka ndryshuar jeta në marrëdhënien treshe si dhe disa të papritura që kanë dalë në pah me ardhjen në jetë të djalit. Për më tepër në intervistën e mëposhtme.

Jeni për herë të parë nënë e një vogëlushi të quajtur Luxifer. Si ndiheni?
Po e vërtetë është hera e parë për mua kjo eksperiencë e jashtëzakonshme. Ka shumë klishe mbi ndjesitë e të qenit nënë dhe nuk do ju them të njëjtat gjëra pasi janë të vetëkuptueshme. Por dua të ndalem në një fenomen që në perëndim trajtohet shpesh nga psikologët që quhet « baby blues » ose mungesa e lidhjes me fëmijën në muajt e parë nga nëna. Ky është një fenomen normal, i cili në Shqipëri nuk flitet pothuajse aspak dhe ka shumë nëna që e vuajnë dhe nuk arrijnë dot të kuptojnë se çfarë po ndodh me to në muajt e parë të mëmësisë. Kur më informuan para se të lindja që kjo gjë mund të ndodhte dhe se ishte krejtësisht diçka normale, u ndjeva keq dhe pyetjet që me vinin në kokë se si do të reagoja ishin të pafundta. Por kjo gjë për fat të mirë jo vetëm që nuk ndodhi, por që në momentet e para që mora në krahë tim bir, ndjeva një lidhje që fjalët janë të limituara për ta përshkruar. Çdo gjë harrohet në ato momente dhe ai kthehet në epiqendrën e jetës tënde. Të qenit nënë qenka një ndjesi, e cila të mbush shpirtin me dritë dhe që në momentet e para çdo gjë merr kuptim.

egla-8

U përfol shumë në media emri Luxifer që i keni vendosur djalit. Përse nuk reaguat më herët lidhur me polemikat e emrit?
Sepse polemikat e njerëzve, të cilët janë paragjykues për çdo gjë, nuk më interesojnë dhe nuk kam arsye të justifikohem për emrin që i vë fëmijës tim para askujt. Emri i djalit tim është emër hyjnor dhe në latinisht për ata që e njohin këtë gjuhë do të thotë Lux-dritë dhe fer- mbajtës, pra mbajtës i dritës dhe mendoj që është emri më i bukur në botë. Miqtë tanë dhe sidomos mjekët në Francë që sigurisht pjesa më e madhe e atyre që dinë latinisht e adhuruan këtë emër. Madje pediatri kur erdhi ta vizitonte tha: Si po shkon princi i dritës? Kështu që mendoj se polemikat le të ngelen për të palexuarit.

Kush e kishte idenë për të pasur një emër të tillë?
E ëma e Ales para se të ndërronte jetë kur ai ishte vetëm 13 vjeç, i kishte kërkuar që, nëse një ditë do të kishte një fëmijë dhe do të ishte djalë, t’i vinte emrin Luxifer. E ëma e Ales ka qenë një grua shumë e fortë, e kultivuar dhe shumë inteligjente, prezenca e së cilës ndihet ende sot. Kur Ale ma ka shprehur këtë gjë para se të ngelja shtatzënë, i thashë që është një emër i jashtëzakonshëm dhe që më pëlqen, pa e ditur që ky do të ishte emri i fëmijës tim një ditë.
Intervisten e plote mund ta lexoni ne GSH.al: http://www.gsh.al/2018/03/10/vjen-ne-jete-luxifer-flet-egla-harxhi-si-ka-ndryshuar-jeta-ime-tani-qe-jam-nene/


Komente ( 6 )

  • Nga plehra mos prisni komente ato duhet te gjejne vendin ku e kane

  • Cfare pergjigje pret nga njerez primitava ne 1992 u hapen kufijte sot jane bere edhe proksenetat zoterij apo evgjitet me vetura me nje identitet te ri . Te gjykosh tjetrin me urrejtje do te thote se je nje njeri bosh nga mbrenda dhe me urrejtje patologjike te Satanit per cdo gje te gjalle njerez te pa vlere qe me mire mos te ekzistonin ne kete bote brutale e cila eshte e tille nga njerez te pa formuar dhe injorante.

  • Bo I shkreti ai femi. Ne ndonje vend tjeter shteti do ta merrte ne mbrojtje. Lucifer – esht emri I djallit si me I then Satanai. Plehra njerez.

  • A i eshte percaktuar akoma diagnoza?,apo nuk ka bere vizite akoma.

  • Kjo ka pjerdh e vazhdoni e trajtoni. Ik aman me gjithe kete budallaqen. kio ka probleme mendore e ma trajtoni si ndo1 intelektuale famemadhe. As do e dinte njeri kush ishte po mos ti benit kaq shume publicitet vetem se ben seks tresh e zhvishet nudo.

  • ik kurohu,palaco barake!