Koreja e Jugut ka njoftuar zyrtarisht ditën e sotme se diktatori Kim Jong-un do të testojë një tjetër raketë balistike, të shtunën.

“Situata është shumë serioze- paralajmëroi kryeministri koreanojugor. Një tjetër raketë ndërkontinentale e Koresë së Veriut pritet të testohet të shtunën e ardhshme, 9 shtator, kur regjimi komunist feston përvjetorin e pavarësisë së vendit”.

Sipas tij, pakujdesive të Phenianit i duhet vënë fre.

Ndërkohë, mësohet se kufiri i Koresë së Veriut është mbushur me tanke dhe makineri të tjera ushtarake mes frikës së luftës me SHBA-në. Tanket dhe armë të tjera të rënda janë zhvendosur në kufirin e kombit komunist me Korenë e Jugut.

Ushtarët dhe automjetet kryen stërvitje në zonë e DMZ, e cila ndan Veriun dhe Jugun. Kim Jong-un ka alarmuar botën pas shpërthimit të një bombe me hidrogjen të dielën. Fqinji i tij më i afërt, Koreja e Jugut, është përgjigjur me kryerjen e stërvitjeve ushtarake dhe detare, në përgatitje për një luftë të mundshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: