Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Zbulohen detajet e superaksionit në Elbasan, bllokohen makina luksoze e prona. Në pranga 27 “të fortë”

POLICIA-ELBASAN

ELBASAN– Policia e Elbasanit zbulon detaje nga operacioni i koduar “Vjeshtë 2017” për identifikimin, konstatimin dhe sekuestrimin e aseteve, automjeteve dhe pasurive të vendosura në mënyrë të paligjshme nga veprimtaritë kriminale të grupeve apo organizatave kriminale.

Gjatë ditës së sotme policia ka bllokuar disa automjete luksoze si dhe disa asete, pasuri, e ambiente të ndryshme. Në kuadër të këtij operacioni janë shoqëruar 27 persona në Komisariat, kryesisht persona me precedentë penalë.

Njoftimi i policisë:
Prej orëve të para të ditës së sotme strukturat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, mbështetur nga Struktura të Posacme, Forcat Speciale Renea dhe ato të FNSh-së, kanë ndërmarrë një operacion të gjerë policor në qytetin e Elbasanit dhe rrethinat e tij. Ky operacion konsiston në kontrollin, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, autorëve të ngjarjeve të rënda kriminale, pjestarë të grupeve kriminale, duke përfshirë edhe autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 20.09.2017 në qytetin e Elbasanit.
Gjithashtu ky operacion zhvillohet edhe në kuadër të Plan Operacionit “Vjeshtë 2017”, për identifikimin, konstatimin dhe sekuestrimin e aseteve, automjeteve dhe pasurive të vendosura në mënyrë të paligjshme nga veprimtaritë kriminale të grupeve apo organizatave kriminale. Nga veprimet e deritanishme janë identifikuar dhe bllokuar disa asete, pasuri, ambiente dhe automjete të ndryshme në pronësi, posedim apo përdorim të subjekteve me aktivitet kriminal. Me qëllim hetimin e plotë ligjor dhe vënien përpara përgjegjësise ligjore të autorëve po bashkëpunohet me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.
Si rezultat i operacionit të sotëm janë bllokuar disa makina luksoze. Është kapur një person në kërkim për vjedhje me armë. Janë kontrolluar ambiente, automjete e persona të dyshuar. Janë shoqëruar në ambientet e Policisë 27 persona për verifikim, kryesisht persona me precedent penal në fusha të ndryshme.
Policia e Shtetit falënderon të gjithe qytetarët e Elbasanit të cilët kanë përcjellë informacionet dhe shqetesimet e tyre dhe i siguron ata se Policia i ka trajtuar dhe po vazhdon ti trajtojë me shumë seriozitet e përkushtim si dhe po vijon punën për të siguruar rendin dhe qetësinë qytetarëve të Elbasanit dhe të gjithë komunitetit në çdo cep të territorit të vendit.

(d.d/BalkanWeb)


Komente ( 2 )

  • Po car arrestuan….futja kot…njerezit e lal qazimit jane te mbrojt nga rama vete.

    fusin ca veta kot pa lidhje per te mbyll lajmin.

  • Ja pra kur do shteti e ben punen . Qerrojeni kete lloj farse te quajtur te fortet . Boll me miqte dhe pushtetin ne emer te votave te ketij mileti , Ystifikojeni njehere voten e mare ketij mileti . Mos u tregoni frikacak o shtet qe merni rrogat ne emer te zbatimit te ligjit .Mos prisni qe ky milet te ngrihet per goditje te forteve . Ta dha voten dhe bej punen . Elbasani do qetesi jo gangester o qeveri . Kush ka sy i shikon , kush ka vesh i degjon .

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .