Napoli kryeson Serinë A pasi ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë dhe është pretendentja kryesore për fitimin e titullit kampion. Në prag të përballjes kyçe me Juven, “Corriere Dello Sport” bën vlerësimin për skuadrën e të besuarve të Sarrit.

Sipas të përditshmes vlera e kësaj skuadre vlerësohet të jetë rreth 497 milionë euro, ku lojtari i Kombëtares sonë Elseid Hysaj renditet i shtati përkrah Zhorzhinjos. Lojtari më i vlerësuar tek Napoli është Lorenzo Insinje që vlerësohet 100 milionë euro. Kjo analizë vjen në prag të sfidës përballë Juventus që do të luhet të premten në “ San Paolo”.

Më të shtrenjtë se shkodrani janë Dries Mertens (28 milionë euro),Faouzi Ghulam (30 milionë euro), Arkadius Milik (33 milionë euro), Marek Hamshik (40 milionë euro), Kalidou Koulibali (54 milionë euro). Më pak i vlefshëm konsiderohet Kristian Maxhio me vetëm 1 milion euro. (panorama sport)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb