Skënderbeu e mbylli aventurën në “Europa League” me një humbje të pamerituar kundër Young Boys që arriti t’i përmbyste shifrat në 2-1 në minutën e 95 me futbollistin Assale. Portali italian “Tuttomercatoweb”, ashtu si për çdo takim në këtë kompeticion, publikoi në rubrikën “Top e Flop” vlerësimet për ndeshjen.

Sipas “tuttomercatoweb” tifozët shqiptarë në stadiumin “Stade de Suisse” ishin për t’u evidentuar pasi mbështetën fuqishëm në transfertë Skënderbeun që luante një përballje sa i takon statistikave pasi çështja e kualifikimi ishte mbyllur.

Publiku shqiptar – Ndonëse në diskutim nuk kishte asnjë gjë jetësore, tifozët e Skënderbeut e populluan “Stade de Suisse” për të mbështetur skuadrën në këtë ndeshje të fundit europiane. U heqim kapelen.

Gavazaj – Zhbllokon ndeshjen dhe kalon në avantazh ekipin e tij. Por sidomos është i fundit që dorëzohet në fushë, duke vrapuar pas çdo topi deri në fund.

Asale – Goli i tij duket paksa si drejtësi hyjonre, pas humbjes së kohës së kundërshtarëve. Hyn nga pankina dhe vendos ndeshjen, duke i dhuruar një gëzim tifozëve të tij.

Mbrojtja shqiptare – Dy shpërqendrime, fatale, kanë sjellë këtë humbje. Fillimisht te goli i Horo, e lënë të shkëputet pa shumë vështirësi. Pastaj në fund, të gjithëve u shpëton Asale, duke firmosur disfatën në tokën zvicerane.


Nimaga –
Sjellje tërësisht për t’u dënuar e tija, sidomos kur në fund të ndeshjes shtrihet në tokë, duke ngadalësuar vijimin e lojës për vrullin e fundit të kundërshtarëve.

Ngamaleu – Bën faulla që në fillimin e ndeshjes, merr vetëm një të verdhë, por me shumë mundësi meritonte edhe të dytin dhe përjashtimin për disa ndërhyrje shumë të ashpra.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb