Skënderbeu barazoi në shtëpi ndaj Partizanit të Beogradit 0-0, në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arëna”. Një ndeshje e kujdesshme nga të dyja skuadrat, ku munguan rastet e shumta.

Faqja zyrtare e UEFA-s ka bërë publike para pak minutash dhe lojtarin më të mirë të ndeshjes, i cili u shpall mbrojtësi i majtë i korçarëve Gledi Mici.

Gledi-Mici

Fieraku zhvilloi një ndeshje të kënaqeshe, ku nuk munguan inkursionet e tij në krah, si dhe duelet e shumta të fituara ndaj kundërshtarëve. Mici u ndëshkua në minutën e 93-të me karton të verdhë pas një zënkë me Zoran Tosiç, shkruan PanoramaSport.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb