Agjencitë e vlerësimit të riskut të kreditit janë pjesa më e specializuar e tregut për mënyrën sesi paraqesin një vend para investitorëve, kur këta të fundit duan të japin para borxh. E ndërsa një vend për interesin e tij mund të bëjë vlerësime herë pas here, por në hark kohor më të gjatë se tremujor, agjencitë e specializuara që kanë nën menaxhim portofol biznesesh të rëndësishme bëjnë një analizë të pavarur çdo tre muaj.

Euler Hermes, një kompani e sigurimit të kredisë që ofron një gamë të gjerë të bonove, garancive dhe shërbimeve të mbledhjes së arkëtimeve bussines-to-bussines, që ka një operim të gjerë në tregun global mbështetur nga Allianz ka bërë vlerësimin e saj për riskun e vendeve në tremujorin e tretë të vitit. Ky risk i vlerësuar e klasifikon Shqipërinë tek vendet me faktorë problematikë që në hartën e publikuar u përgjigjet ngjyra e Kuqe. Ndër vendet e rajonit me këtë ngjyrë është vetëm Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina. Po kështu këto dy shtete mbeten të vetmet në Europë me këtë nivel klasifikimi.

Në terma afatmesëm vlerësimi është me shkronjën D që i përgjigjet një vlerësimi dukshëm të ulët dhe që përcjell pasiguri të mëdha tek investitorët. Në afatshkurtër, risku i bendit kategorizohet me numrin 4 që do të thotë “RISK i lartë”.

Metodologjia e tyre sikurse shpjegohet në faqen zyrtare bazohet në mbledhjen e informacionit mbi renditjen makroekonomike. Pra analiza e strukturës së ekonomisë, pjesa buxhetore, politika monetare, borxhi publik si dhe gjasat për një destabilizim politik.

Një tregues i dytë i marrë në vlerësim është mjedisi strukturor ku operon biznesi që mat perceptimin e biznesit mbi mbrojtjen ligjore si dhe luftën ndaj korrupsionit.

Së treti, bëhet një ndarje më vete për riskun politik që merr parasysh përqendrimin e pushtetit, efektivitetin e politikëbërjes si dhe pavarësinë e institucioneve që duhet të funksionojnë si të tilla./monitor/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: