‘Klasikja’ e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia, që ishte edhe takimi hapës i javës së 27 të kategorisë Superiore ka përfunduar në favor të miqve me rezultatin 1-2.

Të parët që kaluan në avantazh ishin shkodranët në minutën e 53 falë një penalltia të finalizuar saktë nga Olsi Gocaj. Kryeqytetasit filluan të reagojnë, ndërsa në të 80 Mokhtar Cisse barazoi përkohësisht rezultatin. Pak minuta para fundit, Gurishta do shënonte golin e dytë për miqtë që do rezultonte edhe goli që vulosi rezultatin, 1-2.

Vllaznia me tri pikët e siguruara renditet në vendin e 5-të me 35 pikë duke shpresuar deri në fund për një vend që të dërgon në Kupat e Europës, ndërsa një pozicion më poshtë ndodhet Tirana, me 30 pikë.

Viti 2017 është kthyer në makth për bardheblutë në kampionat, pasi ende deri më sot nuk ka njohur fitore, pas 9 ndeshjesh.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: