Vllaznia nuk ia ka dalë të mbijetojë në Superligë pavarësisht fitores 1-5 në transfertë kundër Skënderbeut. Kjo sepse Kamza ka mundur 0-1 në kryeqytet Partizanin duke e mbyllur kampionatin me 2 pikë më shumë se shkodranët.

Ky fakt ka tronditur të gjithë opinion sportiv në Shkodër nga ku kanë ardhur edhe reagimet e para.

Është ish-futbollisti Edi Martini ai i cili ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale. Në “Facebook” ai shkruan: “Bota është e rrumbullakët Kf Partizani. Jeta vazhdon.”

Martini-470x270

Kujtojmë se pak ditë më parë Martini për mediat është shprehur se kishte frikë se Partizani do të luante kundër politikisht ndaj Vllaznisë, për shkak të përplasjeve që ka pasur kryetarja Voltana Ademi me kryeministrin Edi Rama, i cili është dhe vëllai i drejtorit teknik të Partizanit, Olsi Rama.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb